(VIDEO) Sindikata e ushtrisë padit ish-ministren, Petrovska

(VIDEO) Sindikata e ushtrisë padit ish-ministren, Petrovska

Për shkak se për11 muaj është penguar në mënyrë të paligjshme funksionimi i Sindikatës së Pavarur të Ushtarëve Profesionistë, ata sot kanë bërë kallëzim penal kundër ish-ministres së Mbrojtjes, Slavjanka Petrovska, për shkak të dyshimit të bazuar në kryerjen e veprës penale të keqpërdorimit të pozitës dhe autoritetit zyrtar. Kryetari i Sindikatës, Aleksandar Nasovski, theksoi se veprimet e tilla kanë shkelur ligjin për marrëdhëniet e punës, kontratën kolektive, kontratën e përgjithshme kolektive për sektorin publik dhe konventat e Organizatës Ndërkombëtare të Punës.

Aleskandar Naskovski, kryetar i Sindikatës së Pavarur të Ushtarëve Profesionistë Shkup

Në periudhën nga 01 dhjetor 2023 deri më 28 maj 2024, ish ministrja, Slavjanka Petrovska ka ndërprerë funksionimin e sindikatës në kundërshtim me ligjin për marrëdhëniet e punës, ka ndërprerë pagesën e anëtarësisë në kundërshtim me Marrëveshjen Kolektive të Ministrisë së Mbrojtjes, ka ngrirë anëtarësimin dhe në këtë mënyrë ka penguar lëvizjen sindikale dhe punën e saj për përmirësimin e të drejtave të punëtorëve në ushtri.”

Kryetari i Sindikatës theksoi se për këtë çështje janë drejtuar edhe tek ministri i ri i Mbrojtjes, Vllado Misaljovski, kryeministri dhe komandati suprem ushtrisë, presidentja e vendit, Gordana Siljanovska Davkova, por nuk kanë marrë asnjë përgjigje.

Nasovski shtoi se nëse ky bllokim dhe krim ndaj sindikatës nuk ndalet atëher ushtarët profesionistë do të protestojnë para qeverisë, njejtë si në protestën e vitit 2009.

Merxhane Iseni /SHENJA/

MARKETING