Mijëra të evakuuar pas përhapjes së zja’rrit me shpejtësi

Mijëra të evakuuar pas përhapjes së zja’rrit me shpejtësi

Mijëra banorë janë detyruar të largohen nga shtëpitë e tyre në Kaliforninë Jugore, pas përhapjes së një zjarri me shpejtësi – o nxitur nga erërat e forta dhe të thata të quajtura “Santa Ana”.

Departamenti i zjarrfikësve në Ventura County, në veriperëndim të Los Anxhelosit, e cilësoi zjarrin shumë të rrezikshëm.

“Banorët duhet të dëgjojnë urdhrat e evakuimit”, tha sherifi Jim Fryhoff në një konferencë për shtyp dje në mbrëmje.

Brenda pak orësh, i ashtuquajturi “Zjarri Malor” pranë qytetit, Camarillo ishte përhapur në një sipërfaqe prej më shumë se 40 kilometra katrorë.

Autoritetet paralajmëruan për erëra të forta “Santa Ana”, të cilat shfaqen kryesisht në Kaliforninë Jugore gjatë vjeshtës dhe dimrit.

Erërat e thata, intensifikojnë rrezikun e shfaqjes së një zjarri ekstrem. Për më tepër, temperaturat e vazhdueshme të ngjashme me ato të verës – dhe bimësia e thatë, e cila ndizet lehtësisht, janë faktorë kontribues.

Guvernatori i Kalifornisë, Gavin Newsom, ka kërkuar ndihmë urgjente nga Agjencia Federale e Menaxhimit të Emergjencave për të luftuar zjarrin.

“Mbi 3 500 shtëpi dhe biznese janë në rrezik në rajonin e prekur”, sipas një deklarate.

“Shkalla e dëmit nuk dihet ende. Sezoni i zjarreve në Kaliforni përfundon në fund të vitit”, tha autoriteti i zjarrit i shtetit në X.

MARKETING