Harris e telefon Trumpin për ta uruar si presidentin e 47-të të ShBA-së
Nënpresidentja Kamala Harris e ka telefonuar Donald Trump për ta uruar për fitoren në zgjedhje. Trump e mposhti Harris duke fituar mbi 296 vota elektorale.
Siç raporton Asociated Press, një ndihmës i Harris ka folur në kushte anonimiteti për thirrjen, duke thënë se Harris diskutoi rëndësinë e një transferimi paqësor të pushtetit me Trump përpara fjalimit të saj të planifikuar të mërkurën pasdite.
Ndryshe, Donald Trump është shpallur presidenti i 47-të i Shteteve të Bashkuara. Ai ka siguruar 296 prej 270 votave të nevojshme të Kolegjit Elektoral për t’u shpallur president.