Mexhiti: VLEN nuk frikësohet nga zgjedhjet e parakohshme, Fronti Europian po përçahet

Mexhiti: VLEN nuk frikësohet nga zgjedhjet e parakohshme, Fronti Europian po përçahet

Zëvendës/kryeministri i parë Izet Mexhiti, sonte në në TV Sitell tha se VLEN nuk ka frikë nga zgjedhjet e parakohshme. Mexhiti më tej shtoi Fronti Europian ngadalë po fillon të përçahet.

“Ngadalë por me siguri, Fronti Evropian po fillon të përçahet. Disa majtas, të tjerë djathtas. Aktivitetet po i kryejnë individualisht. BDI në një anë, PDSH diku, Aleanca në anën tjetër. Edhe në konferenca për shtyp janë të ndarë dhe kur dalin para publikut nuk dinë si ta paraqesin veten, si Front Evropian apo si parti politike”, tha Mexhiti.

Mexhiti, në lidhje me çështjen e zgjedhjeve të parakohshme, theksoi se Qeveria është e qëndrueshme dhe ka 78 deputetë, me tendencë për të arritur deri në 80.

MARKETING