Edhe Barcelona do të ofrojë ndihmë financiare në vendet e përmbytura të Spanjës

Edhe Barcelona do të ofrojë ndihmë financiare në vendet e përmbytura të Spanjës

Pas përmbytjeve në Spanjë ku humbën jetën mbi 250 persona, klube futbolli njoftuan se do të ofrojnë ndihmë financiare për familjet e viktimave por edhe ta që humbën shtëpitë. Pasi gjigandi, Real Madrid njoftoi se do të ofrojë 1 milion dollarë, do të kontribuoj edhe Barcelona.

Presidenti i Barcelonës, Joan Laporta, ka kontaktuar kryetarët e tre qyteteve rreth Valencias ku shprehi solidaritetin dhe njoftoi se është i gatshëm për bashkëpunim të drejtpërdrejt dhe mbështetje financiare në rindërtimin e objekteve dhe shërbimeve bazë sociale në javët dhe muajt e ardhshëm.
Do të organizohen edhe iniciativa të ndryshme për mbledhjen e fondeve, si ankandi i fanellave të firmosura nga lojtarët e ekipit të parë nga ndeshja e tyre kundër Espanyol dhe sende të tjera ikonike me interes për tifozët e Barçës.

MARKETING