Zaimi: Pas shtetit Bektashi nuk përjashtohet mundësia që Serbia të kërkojë autonomi për Manastirin e Dеçanit
Analistja Gerta Zaimi nga Shqipëria e pyetur nëse krijimi i shtetit Bektashi brenda Shqipërisë, do të mund të shfrytëzohet edhe nga politika serbe për të kërkuar një status sovran dhe të veçantë për objektin e Manastirit të Deçanit, tha se historia e Serbisë me Kosovën është një histori politike, por që nuk përjashtohet mundësia për ta gjetur pretekstin tek kjo.
“Po patjetër mund të gjejnë pretekesin tek kjo…nuk është se ata kanë nevoj për një pretekst të kësaj natyre por kjo pa dyshim mund t’ju shërbej për të lehtësuar gjitha lëvizjet që i bëjnë. Megjithatë mekanizmat Kosovë-Serbi janë shumë politike dhe siç është kisha ortodokse në thelb nacionaliste në të gjitha vendet ku ajo është, sepse është kisha autoqefale, është edhe shoviniste edhe nacionaliste.. Kështu që Manastiri i Deçanit futet brenda një koncepti politik”, deklaroi për TV SHENJA, analistja Gerta Zaimi.