Muçi shënon, por Besiktas mposhtet

Muçi shënon, por Besiktas mposhtet

Shënoi sërish, ama sërish skuadra e tij nuk e shmangu humbjen.

“Ylli” i Kombëtares, Ernest Muçi po vijon të shkëlqejë me fanellën e “Shqiponjave” të Besiktas, teksa këtë herë shtoi humbjen e skuadrës nga Stambolli, ndaj Kasimpasa, në sfidën e vlefshme për raundin e 11-të të Superligës turke.

“Fantazisti” kuqezi kapi bukur një krosim të Masuaku dhe me një goditje akrobatike dërgoi topin në rrjetë, duke mbyllur pjesën e parë në avantazhin 1-0, megjithatë gjithçka u përmbys më pas.

Nga një gol, nga Claudio Winck, Kara e Fall i dhanë goditjen e “knock out”-it ,skuadërs nga Stambolli, duke i siguruar djemve të Giovanni Van Bronckhorst sfidën e dytë radhazi.

Falë këtij rezultati, “Shqiponjat” e Besiktas mbesin në vendin e 4-t të tabelës, me 20 pikë, plot 8 pikë larg nga vendi i parë i renditjes, Galatasaray, ndërsa Kasimpasa mbetet në vendin e nëntë të renditjes me 14 pikë.

 

MARKETING