Elita e futbollit vendor, nesër luhen ndeshjet e xhiros së 13-të
Të dielën do të luhen ndeshjet e xhiros së 13-të në Ligën e Parë të futbollit të Maqedonisë së Veriut. Kjo xhiro do të sjell dy përballje shqiptare, aty ku në Çair, Shkupi do të pret Gostivarin, teksa Besa e Dobërdollit do të përballet me kampionët në fuqi, Struga Trim Lumin. Shkëndija në këtë fundjavë do të jetë mysafire e Rabotniçkit në kryeqytet në një duel që do të ketë “luftë” për kreun e tabelës. Ndërkohë Voska Sport në Ohër do të pret Tikveshin e Kavadarit, përderisa në ndeshjet tjera takohen Brera – Sileksi dhe Pelisteri – Vardari. Kjo e fundit do të zhvillohet në mbrëmje të dielën, duke nisur nga ora 19:00, teksa të gjitha sfidat tjera janë në program nga ora 13:00.