(VIDEO) Raporti i KE-së: Progres i kufizuar në mjedisin jetësor dhe ndryshimet klimatike

(VIDEO) Raporti i KE-së: Progres i kufizuar në mjedisin jetësor dhe ndryshimet klimatike

Raporti i Komisionit Evropian mbi përparimin e vendit në kapitullin 27: Mjedisi dhe Ndryshimet Klimatike vëren se përballet me sfida të rëndësishme në përputhje me udhëzimet e BE-së. Në raport thuhet se mungesa e personelit të specializuar dhe kapacitetet e dobëta institucionale dëmtojnë kontrollin e cilësisë dhe ekzekutimin e duhur të vlerësimit të ndikimit në mjedis. Kjo, siç thuhet , çon në miratimin e projekteve të infrastrukturës pa një shqyrtim të plotë të ndikimit në mjedis. Në raport thuhet se edhe pse janë bërë hapa përpara, nevojiten reforma dhe përmirësime të rëndësishme në sektorë të ndryshëm, duke përfshirë menaxhimin e mbetjeve, cilësinë e ajrit, mbrojtjen e natyrës dhe ndryshimet klimatike. Në pjesën mjedisore, Raporti tregon se Maqedonia e Veriut nuk është plotësisht në përputhje me direktivat për vlerësimin e ndikimit në mjedis, gjë që ndikon negativisht në të gjithë sektorët e tjerë.

RAPORTI I KE-SË

Që nga miratimi i Ligjit për Inspektimin në prill 2022, nuk ka nisur asnjë proces reformash për një sistem më efikas të zbatimit të legjislacionit mjedisor. Maqedonia e Veriut duhet të sigurojë krijimin e një strukture institucionale që do të sigurojë planifikim të koordinuar dhe strategjik për investimet në mjedis, si dhe cilësinë e përgatitjes dhe realizimit të investimeve në infrastrukturë, duke përfshirë transparencën e procedurave, pajtueshmërinë me rregulloret e BE-së dhe elemente të tjera të ligjit horizontal.

Nga aty shtojnë se edhe direktivat e BE-së për përgjegjësinë mjedisore dhe krimin mjedisor nuk janë plotësisht të harmonizuara dhe theksohet se Maqedonia e Veriut duhet të sigurojë që monitorimi i mjedisit t’i përmbush standardet e BE-së.

Raporti gjithashtu vë në dukje përparim shumë të kufizuar në drejtim të cilësisë së ajrit. Sistemi ekzistues i monitorimit dhe strukturat përgjegjëse për mbledhjen dhe përpunimin e të dhënave kërkojnë fuqizim. Nga Komisioni Evropian thonë se rrjeti i monitorimit automatik është ruajtur, por kapacitetet janë jashtëzakonisht të pakta dhe duhet të përfundojë procesi i përcaktimit të zonave dhe aglomerateve.

Merxhane Iseni /SHENJA/

MARKETING