(VIDEO) Gashi: Pa certifikatë sigurie, Hristovskin nuk e lejojmë të hyjë në “dhomën e shurdhër”
Emërimi i Bojan Hristovskit drejtor në Agjencisë Kombëtare të Sigurisë, vazhdonë të jetë temë diskutimi në opinion, ku opozita maqedonase akuzon të njejtin se ka falsifikuar certifikatën për njohjen e gjuhës angleze. Ndërkaq, kryetari i parlamentit, Afrim Gashi, ka deklaruar se nëse Hristovski nuk posedon certifikatën më të lartë të sigurisë nuk do të mund të hyjë në të ashtuquajturën dhomë e shurdhër e bërë me materiale që pengojnë monitorimin dhe përgjimin e paautorizuar, e cila u vu në përdorim në Kuvend dhjetë ditë më parë.
AFRIM GASHI, KRYETAR I PARLAMENTIT
“Nuk jam unë ai që miraton se kush hyn në dhomën e shurdhër dhe kush jo.” Është një oficer, i certifikuar për atë punë dhe bën kontrollet dhe jep leje për të hyrë në dhomën e shurdhërve. Nëse nuk kam një certifikatë sigurie të përshtatshme në nivelin e kërkuar për të marrë pjesë në komisionet parlamentare për monitorimin e punës së Agjencisë Kombëtare të Sigurisë dhe Agjencisë së Inteligjencës, për monitorimin e komunikimeve ose në seancat ku do të diskutohen çështjet e sigurisë – sekrete shtetërore, nuk do të mundem edhe une po hyj. Askush nuk mund të hyjë atje nëse nuk e ka certifikatën përkatëse”.
E nga LSDM edhe sot pyesin drejtorin e AKS-së, se ku ka qenë ditën kur pretendon se ka dhënë provimin për gjuhën angleze në Pllovdiv të Bullgarisë. Kjo parti dje kërkoi të thirret seancë e Komisionit parlamentar për mbikqyrjen e punës së AKS-së në të cilën do të referoj në seancë publike vetë drejtori I sapoemruar i këtij agjencie rreth dyshimeve për plotësimin ose jo të kushteve për t’u emruar si drejtori.
LSDM
“Një nga ato pyetje bazohet në informacionin që na është dhënë nga sinjalizuesit se ku ishte Bojan Hristovski ditën kur ai pretendon se ka dhënë provimin për një certifikatë të gjuhës angleze?”Presim që përgjigjja e kësaj pyetje të vërtetojë dyshimet e bazuara për këtë skandal”.
Nga opozitarja LSDM më tej thonë se është e nevojshme një seancë e Komisionit për mbikëqyrjen e punës së ASK-së që të bindet opinioni se pas dorëheqjes së anëtarëve të Komisionit për falje, duhet të pasojë një tjetër dorëheqje e Bojan Hristovskit dhe më pas të ketë përgjegjësi.
Samir Mustafa /SHENJA/