KE do t’i publikojë raportet vjetorë për progresin e aspirantëve për anëtarësim në BE

KE do t’i publikojë raportet vjetorë për progresin e aspirantëve për anëtarësim në BE

Komisioni Evropian sot duhet ta publikojë Pakon e raporteve për progresin e rrugës evropiane të 10-të vendeve kandidate dhe kandidatëve potencialë për anëtarësim në BE në vitin 2024, mes të cilave edhe për Maqedoninë e Veriut.

Siç paralajmëroi dje zëdhënësi i Komisionit Evropian, Stefan de Kersmaker, pasi “Pakoja për zgjerim” të miratohet nga Kolexhi i komesarëve, ajo zyrtarisht do të prezantohet nga përfaqësuesi i lartë për politikë të jashtme dhe siguri Zhozep Borell dhe eurokomisarit për zgjerim dhe politikë të fqinjësisë, Oliver Varheji.

Komisioni Evropian çdo vit miraton dhe prezanton “Pako të zgjerimit”, e cila përfshin përmbledhje të dokumenteve të cilat e sqarojnë politikën e zgjerimit të BE-së dhe bën kontroll të ngjarjeve gjatë vitit të kaluar. Në Pakon analizohet progresi i arritur nga ana e vendeve kandidate dhe kandidatëve potencialë për anëtarësim në BE, sfidat me të cilat përballen ato dhe reformat të cilat duhet t’i zbatojnë.

Përveç dokumentit kryesor, pakoja përmban edhe raporte të ndara të hollësishme për progresin në reforma në çdo vend kandidat dhe kandidat potencial, si dhe rekomandime dhe udhëzime për prioritetet e reformave.

Në pjesën për vendin, pritet të shprehet përkrahja për perspektivën e saj evropiane dhe të përsëritet qëndrimi i shprehur në konkluzionet e Samitit të BE-së se “Bashkimi Evropian është i gatshëm të përfundojë fazën e hapjes së negociatave të anëtarësimit me Maqedoninë e Veriut, sapo ajo të zbatojë angazhimin e saj për të përfunduar ndryshimet kushtetuese në përputhje me procedurat e saj të brendshme, siç theksohet në konkluzionet e Këshillit të datës 18 korrik 2022”.

MARKETING