Qeveria miratoi propozim-buxhetin për vitin 2025

Qeveria miratoi propozim-buxhetin për vitin 2025

Qeveria sot në në seancë miratoi Propozim-buxhetin për vitin 2025, me të cilin, siç informon ministrja e Financave Gordana Dimitrieska-Koçoska, vendosen bazat për stabilizim të financave publike dhe rritjes ekonomike.

Të ardhurat e përgjithshme në Buxhet për vitin 2025 janë planifikuar në 358 miliardë denarë, që është për 13 për qind më shumë nga buxheti për vitin 2024, ndërsa shpenzimet e përgjithshme janë projektuar në nivel të 400 miliardë denarëve, që është rritje për 10 për qind në krahasim me buxhetin për vitin 2024.

Rritja ekonomike është planifikuar në nivel prej 3,7 për qind, deficiti buxhetor në katër për qind, inflacioni 2,2 për qind.

Buxheti për vitin 2025 përmban masa për konsolidim fiskal dhe shpenzime të disiplinuara tatimore dhe masa e politika për nxitjen e rritjes ekonomike.

“Kemi krijuar një buxhet që duhet të sjellë zhvillim real në vend. Shpenzimet kapitale janë në nivelin prej 50,65 miliardë denarë, që është rritje prej 13 për qind ose gjashtë miliardë denarë në raport me ribalancin e buxhetit. Mbi këtë e bazojmë zhvillimin dhe kjo shqyrtohet me faktin se shuma e shpenzimeve kapitale është më e lartë se shuma nominale e deficitit”, tha Dimitrieska-Koçoska.

Situata, theksoi Dimitrieska-Koçoska, ende na detyron të kursejmë, por do të veprojmë me kujdes që t’u mundësojmë institucioneve të kryejnë rregullisht përgjegjësitë e tyre dhe të ofrojnë shërbime cilësore për qytetarët dhe bizneset.

MARKETING