(VIDEO) Ligji për përfaqësim të drejtë, partnerët e qeverisë kundërshtojnë njëri-tjetrin për grupet e punës

(VIDEO) Ligji për përfaqësim të drejtë, partnerët e qeverisë kundërshtojnë njëri-tjetrin për grupet e punës

Dy partnerët e koalicionit qeveritar me deklarata të kundërta lidhur me ligjin për përfaqësim të drejtë. Ministri i administratës publike, Goran Minçev i cili vjen nga rradhët e ZNAM, i pyetur se a janë formuar grupet punuese dhe deri ku janë zhvillimet lidhur me këtë, tha se grupet punuese akoma nuk janë formuar dhe se nuk duhet të shpejtohet lidhur me këtë temë pasi që ai thotë se edhe në kohën kur nuk kishte balancues përfaqësimi i drejtë i komuniteteve etnike është zbatuar.

GORAN MINÇEV, MINISTËR I ADMINISTRATËS PUBLIKE

Akoma nuk janë formuar grupet punuese, por jam i sigurt se në qeveri ka kapacitet politik dhe mundësi që të vihet deri tek një vendim serioz cilësor. Nuk duhet të shpejtojmë, duhet të kemi durim, sepse ne kemi pasur edhe situatë kur nga 2001 deri në 2015 nuk kemi pasur balancues por kategoria kushtetuese përfaqësimi i drejtë i komuniteteve etnike është implementuar. Kështu që duhet të marrim një vendim serioz që të mos gjindemi sërish në një gjendje të tillë që gjykata kushtetuese të shfuqizojë disa nene apo dispozita të zgjidhjes së mundshme ligjore në të ardhmen”.

Nga ana tjetër deputeti Halil Snopçe nga VLEN deklaroi se grupet punuese janë formuar. Ai thotë se deri më tani janë realizuar 2 takime të grupeve punuese dhe se përfaqësues i ZNAM-it është vetë ministri I administratës publike Goran Minçev.

HALIL SNOPÇE, DEPUTET I VLEN

Jo vetëm që ka grup punues nga përfaqësues të VLENIT, nga përfaqësues të VMRO-së dhe nga përfaqësues të ZNAMIT dhe unë sa e di përfaqësuesi I ZNAMIT, është pikërisht ministri Minçev, I cili grup punues ka bërë dy takime, pra ka pasur dy takime deri më tash dhe është në fazën e hekurosjes së të gjitha qëndrimeve. Normalisht ne thamë se ka draft version por nuk e përjashtojmë mundësinë që të ketë një version kretjësisht të ri i cili do ta zjgiedh këtë problem, pra interesi ynë është që të kemi zgjidhje ligjore, nuk insistojmë me çdo kusht të shkojë versioni i VLENIT prandaj është bërë një grup punues. Grup punues ekziston dhe deri tash ka pasur dy takime ku ka marrë pjesë edhe vetë ministri Minçev”.

Medina Ajeti Ali /SHENJA/

 

MARKETING