(VIDEO) Ahmeti letër kreut të VMRO-së, kujdes me marrëdhëniet ndëretnike

(VIDEO) Ahmeti letër kreut të VMRO-së, kujdes me marrëdhëniet ndëretnike

Letra e kryetarit të BDI-së Ali Ahmetit ende nuk kishte arritur tek kryeministri Hristijan Mickoski. Të paktën kështu tha kryeministri, i pranishëm në ngjarjen kushtuar nisjes së punimeve të korridorit 8, paraditen e sotme, se letrën e kreut të integristëve ende nuk e kishte parë. Ai e renditi Ahmetin në grupin e gjithë qytetarëve të tjerë, që i dërgojnë letra kryeministrit, në baza ditore, duke lënë hapsirë të kuptohet se kur të vija radha e Ahmetit, do ta lexoj letrën.

Hristijan Mickoski, kryeministër

Jo nuk e kam parë, unë në bazë ditore marrë shumë letra nga qytetarët dhe i lëxoj ato. Marr shumë porosi dhe kështu me vëmendje të madhe i qasem komunikimit me qytetarët. Edhe zotri Ahmeti është qytetarë dhe duhet ti kushtohet rëndësi, si dhe çdo letre tjetër të secilit qytetarë”.

Në vargun e letrave që Ali Ahmeti ka nisur të shkruaj ndaj personave me ndikim, këtë herë e kishte shkruar për Hristijan Mickoskin, si kryetar I VMRO-DPMNE-së, të cilën e kishte bërë publike edhe për media të caktuara. Ajo kishte të bëjë me vendimet e fundit të Gjykatës Kushtetuese dhe ndikimin e tyre mbi kohezionin ndëretnik dhe qëndrueshmërinë e vendit.

ALI AHMETI, KRYETAR I BDI-SË

Vendimet e fundit të Gjykatës Kushtetuese, të cilat duket se janë ekzekutim i programit të partisë suaj për të shfuqizuar mekanizmat kyç për mbrojtjen e komuniteteve, kanë shkaktuar shqetësim tek të gjithë qytetarët që janë të përkushtuar për ndërtimin e marrëdhënieve ndëretnike të qëndrueshme në Maqedoninë e Veriut”.

Kryetari i BDI-së, për po të njejtën tematikë, të dielën i dërgoi letër edhe presidentit dhe kryeministrit të Shqipërisë dhe Kosovës, presidents së KE-së, presidentit francez dhe sekretarit të SHBA-ve Antony Blinken.

Emine Ismaili /SHENJA/

MARKETING