Tensioni mes Ancelottit dhe Flick, tekniku italian tregon çfarë ndodhi

Tensioni mes Ancelottit dhe Flick, tekniku italian tregon çfarë ndodhi

Barcelona morri tre pikë të mëdha të shtunën mbrëma, pasi fitoi ”El Clasicon” ndaj Real Madridit.

Skuadra katalanase shënoi fitore në ”Santiago Bernabeu” me rezultat 0-4, me dy gola të shënuar nga Lewandowski dhe nga një gol të Yamal dhe Raphinhas, shkruan IndeksOnline.

Por pak para fundit të ndeshjes, pati një përplasje mes dy trajnerëve, Carlo Anceloti dhe Hansi Flick.
Pas ndeshjes, tekniku italian foli për tensionet me trajnerin gjerman.
“Çfarë ndodhi me Hansi Flick? Asnjë problem me të, por një nga ndihmësit e tij nuk u soll si zotëri në festime. Unë i thashë atij këtë dhe Flick ra dakord”, shpjegoi Ancelotti.

MARKETING