SHBA kërkon t’u jepet fund sul’meve hakmarrëse të Izraelit dhe Iranit

SHBA kërkon t’u jepet fund sul’meve hakmarrëse të Izraelit dhe Iranit

SHBA-ja ka bërë thirrje për t’i dhënë fund sulmeve hakmarrëse midis Teheranit dhe Tel Avivit, transmeton Anadolu.

Një zyrtar i lartë amerikan tha se SHBA-ja është “plotësisht e përgatitur” për të mbrojtur Izraelin nëse Irani i përgjigjet sulmeve izraelite ndaj objektivave ushtarake iraniane.

“Ky duhet të jetë fundi i këtij shkëmbimi të drejtpërdrejtë të zjarrit midis Izrraelit dhe Irani. Nëse Irani zgjedh të përgjigjet, ne jemi plotësisht të përgatitur për të mbrojtur Izraelin dhe për të mbështetur Izraelin dhe do të ketë pasoja”, tha u tha zyrtari amerikan gazetarëve.

Sulmet e Izraelit, zyrtari amerikan i përshkroi si “të shënjestruara” dhe “precize”, me qëllim për të “frenuar sulmet e mëtejshme”.

SHBA-ja u bëri thirrje të gjitha vendeve me ndikim që të bëjnë presion ndaj Iranit, që të ndalojë sulmet kundër Izraelit, siç tha zyrtari, në mënyrë që “ne të mund të kalojmë përtej këtij cikli të drejtpërdrejtë sulmesh”.

Ky mesazh, sipas zyrtarit, i është komunikuar Iranit përmes kanaleve “direkte dhe indirekte”.

“Gjatë ditëve në vijim, ne jemi të përgatitur për të udhëhequr një përpjekje për të siguruar një fund të luftës në Liban përmes një marrëveshjeje që lejon civilët në të dy anët e ‘Linjës së Kaltër’ të kthehen të sigurt në shtëpitë e tyre. Ne jemi gjithashtu të përgatitur për të udhëhequr një përpjekje për të arritur përfundimisht një armëpushim në Gaza së bashku me kthimin e pengjeve, gjë që duhet të ndodhë pa vonesë”, theksoi zyrtari amerikan.

Më herët, ushtria izraelite njoftoi se përfundoi sulmet ajrore të shënjestruara kundër objekteve ushtarake iraniane, në përgjigje të sulmit me raketa balistike në shkallë të gjerë të Iranit në Izrael më 1 tetor.

Irani tha se është i gatshëm të hakmerret kundër “agresionit” izraelit.

Teherani tha se kreu sulmin e 1 tetorit si hakmarrje për vrasjen e ish-liderit politik të Hamasit në Teheran në muajin korrik dhe vrasjen e sekretarit të përgjithshëm të Hezbollahut, Hassan Nasrallah, në Bejrut muajin e kaluar.

Shkëmbimet e zjarrit midis Tel Avivit dhe Teheranit janë përshkallëzuar këtë vit pasi Izraeli bombardoi Ambasadën e Iranit në Siri më 1 prill, duke vrarë zyrtarë të lartë ushtarakë. Irani iu përgjigj atij sulmi dy javë më vonë duke lëshuar qindra dronë dhe raketa balistike në Izrael.

MARKETING