Ushtria izraelite përfundon sul;met ajrore kundër objekteve ushtarake iraniane

Ushtria izraelite përfundon sul;met ajrore kundër objekteve ushtarake iraniane

Ushtria izraelite ka njoftuar se ka përfunduar sulmet ajrore ndaj objekteve ushtarake iraniane, transmeton Anadolu.

Ushtria tha se sulmet ajrore kishin në shënjestër objektet e prodhimit të raketave që besohet se kanë prodhuar raketa që janë lëshuar në Izrael gjatë vitit të kaluar.

Sulmet ishin në përgjigje të sulmeve të fundit me raketa nga Teherani ndaj Izraelit.

Në lidhje me sulmet, ushtria shënjestroi gjithashtu sisteme raketore tokë-ajër dhe asete të tjera ajrore iraniane, të cilat synonin të pengonin aftësitë operacionale të Izraelit brenda hapësirës ajrore iraniane, theksoi ai.

Në këto sulme, ushtria izraelite gjithashtu shënjestroi sistemet raketore tokë-ajër dhe asete të tjera ajrore iraniane, të cilat synonin të pengojnë aftësitë proporcionale të Izraelit brenda hapësirës ajrore iraniane.

“Operacioni u ekzekutua me sukses, me të gjithë avionët që u kthyen të sigurt në bazë”, tha ushtria izraelite.

Më tej, ushtria tregoi se posedon një sërë aftësish sulmuese, disa prej të cilave u përdorën në sulmet ndaj Iranit që shënjestronin asetet strategjike thellë brenda vendit.

Zëdhënësi i ushtrisë izraelite, Daniel Hagari, në një video-adresim tha se “tani mund të konfirmoj se kemi përfunduar përgjigjen izraelite ndaj sulmet të Iranit kundër Izraelit”.

“Ne kryem sulme të synuara dhe precize ndaj objekteve ushtarake në Iran, duke penguar kërcënimet e menjëhershme ndaj shtetit të Izraelit”, tha Hagari.

Ai shtoi se ushtria izraelite “ka përmbushur misionin e saj”.

“Nëse regjimi në Iran do të bëjë gabimin duke filluar një raund të ri përshkallëzimi, ne do të jemi të detyruar të përgjigjemi”, tha ai.

Mediat izraelite raportuan se mbi 100 avionë luftarak izraelitë morën pjesë në sulmin ndaj Iranit.

Irani “i gatshëm” për t’u hakmarrë

Para se Izraeli të njoftojë sulmet e tij, Irani tha se është i gatshëm të hakmerrej kundër “agresionit” izraelit.

“Nuk ka dyshim se Izraeli do të marrë përgjigjen e duhur për çdo veprim që do të ndërmarrë”, raportoi agjencia gjysmë zyrtare e lajmeve Tasnim, duke cituar burime.

Agjencia gjithashtu citoi burime zyrtare duke theksuar se “pretendimet e Izraelit për 100 avionë ushtarakë që marrin pjesë në sulm janë krejtësisht të rreme, pasi Izraeli synon të ekzagjerojë shkallën e sulmit të tij të dobët”.

Më herët, SHBA-ja tha se Izraeli “po kryen sulme të shënjestruara kundër objektivave ushtarake në Iran si një ushtrim vetëmbrojtjeje dhe në përgjigje të sulmit me raketa balistike të Iranit kundër Izraelit më 1 tetor”.

MARKETING