Është zgjedhur Këshilli drejtues në M-NAV

Është zgjedhur Këshilli drejtues në M-NAV

Këshilli mbikëqyrës i SHoqatës aksionare në pronësi shtetërore për ushtrim të veprimtarisë së dhënies së shërbimeve në navigimin ajror, M-NAV SHA Shkup më datën 17 të këtij muaji për anëtarë të Këshillit drejtues i zgjodhi Vlladimir Risteski, Kliment Çepunjoski dhe Buran Aliti, informojnë sot nga M-NAV.

Në mbledhjen e njejtë Këshilli mbikëqyrës me Vendim e emëroi Vlladimir Risteski për kryetar të Këshillit drejtues të M-NAV SHA Shkup dhe për Drejtor ekzekutiv të Sektorit për navigim ajror në M-NAV SHA Shkup, me mandat prej 4 viteve.

Në oizicionet udhëheqëse në M-NAV SHA Shkup, Vlladimir Risteski vjen nga radhët e të punësuarve me përvojë të gjatë oune si ATM Eskpert në Kontrollin e fushës së fluturimit.

Vlladimir Risteski ka diplomuar në Fakultetin natyror-matematikor dega Informatikë dhe ka fituar titullin, inxhinier i diplomuar në informatikë në vitin 2004, ndërsa me titullin kontrollues i fluturimit u bë gkatë trajnimit dy vjeçar në Beograd pranë Administratës federale për Kontroll të Fluturimit të Republikës Federale të Jugosllavisë në vitin 2001.

Që atëherë punon në M-NAV SHA Shkup dhe përfitohet fillimisht me licencën për kontrollues në kullën-Shkup, e më pas me licencë për kontrollues planor në Kontrollin e fushës së Fluturimit Shkup, ndërkaq posedon edhe licenca për kontrollues radari dhe për Instruktor për trajnim të kontrolluesve të fluturimit prej vitit 2009.

Vlladimir Risteski gjatë karrierës së tij të gjatë në M-NAV SHA Shkup ka kryer edhe trajnime të shumta në qendrën për trajnim të EUROKONTROLL në Luksemburg si dhe në qendrat e specializuara për shkollim në Pragë, Sofje, Romë dhe Madrid.

Kliment Çepunjoski është Drejtor ekzekutiv i Sektorit për teknikë ajrore dhe anëtar i KD-së. Elektroinxhinier me mbi 25 vite përvojë pune në të gjitha segmentet e Sektorit për teknikë ajrore në M-NAV, në Shkup dhe Ohër.

Buran Aliti është Drejtor ekzekutiv i Sektorit për financa, punë juridike, zhvillim de investime dhe anëtar i KD-së. Ai është jurist i diplomuar, me përvojë pune në Ministrinë e Drejtësisë dhe Komisionti shtetëror zgjedhor.

KD i ri në periudhën që paraprin do të punojë në rritjen e efikasitetit dhe performansave të Shoqatës dhe zbatimin e projekteve strategjike me të cilat vonon.

Prioritet është realizimi i komunikacionit të sigurt dhe të regullt ajror, në pajtim me standardet më të larta ndërkombëtare ajrore, praktikat dhe procedurat e rekomanduara të shërbimeve.

MARKETING