Habil Ajeti zgjidhet nënkryetar i Federatës së Volejbollit të Maqedonisë së Veriut

Habil Ajeti zgjidhet nënkryetar i Federatës së Volejbollit të Maqedonisë së Veriut

Legjenda e volejbollit tetovar e më gjerë, kampion i shumëfishtë në Maqedoni, Shqipëri e Kosovë, emërohet numri dy i institucionit udhëheqës të volejbollit në vendin tonë. Tetovari Habil Ajeti është zgjedhur si Nënkryetar i Federatës së Volejbollit të Maqedonisë së Veriut, duke marrë mandat katërvjeçar në Kuvendin e Rregullt Zgjedhor të mbajtur sonte në Shkup.

Petar Jovanovski ështe rizgjedhur kryetar i Federatës së Volejbollit të Maqedonisë së Veriut, derisa janë zgjedhur tre nën-kryetarë. Përveç Habil Ajetit, pozita numër dy në federatë u është besuar edhe Ivica Haxhiiljoski dhe Vlado Milev, ndërsa bashkë me presidentin dhe tre nënkryetarët, Këshillin Drejtues të FVMV-së për katër vitet e ardhshme do ta përbëjnë edhe Kiril Kalenikov, Zoran Karanoviq dhe Nikolla Micevski

Emërimi i Ajetit në këtë post të rëndësishëm të këtij institucioni është një arritje e madhe për të, pasi pritet të japë kontribut në zhvillimin e këtij sporti dhe avansimin e klubeve dhe volejbollistëve shqiptarë. Habil Ajeti ka një histori të gjatë dhe të suksesshme në volejbollin vendor, shqiptar dhe kosovar, duke dhënë një kontribut të madh në zhvillimin e sportit.

Habil Ajeti ka dhënë një kontribut të jashtëzakonshëm në zhvillimin e volejbollit, jo vetëm në Maqedoninë e Veriut, por edhe në Shqipëri e Kosovë, duke luajtur gjatë karrierës së tij për klube si Shkëndija e Tetovës, KEK-u, Mabetex, Rabotniçki nga Shkupi, Luboteni, Studenti nga Tirana, Drenica, Lugano nga Zvicra dhe së fundmi për Skënderbeun nga Lipjani.

Ai poashtu është shqiptari i vetëm nga Maqedonia e Veriut, që e ka fituar Kupën në Kosovë, Shqipëri dhe Maqedoni të Veriut.

Zgjedhja e Ajetit në këtë rol mes tjerash pritet të jetë një pikë e rëndësishme për forcimin e bashkëpunimit mes volejbollit në Shqipëri, Kosovë dhe Maqedoninë e Veriut.

MARKETING