(VIDEO) Presidentja e Komisionit Europian nesër vjen në Shkup, takon Mickoskin dhe Siljanovskën

(VIDEO) Presidentja e Komisionit Europian nesër vjen në Shkup, takon Mickoskin dhe Siljanovskën

Presidentja e Komisionit Europian, Ursula von der Leyen, nesër do të nisë një udhëtim katërditor në Ballkanin Perëndimor, ku do të takohet me liderët e Shqipërisë, Maqedonisë së Veriut, Bosnjë-Hercegovinës, Serbisë, Kosovës dhe Malit të Zi.

Ky do të jetë rasti për të diskutuar progresin e partnerëve tanë të Ballkanit Perëndimor në rrugën drejt BE-së, si dhe planin e rritjes prej 6 miliardë eurosh të BE-së”,informuan nga zyra e ambasadorit të Bashkimit Europian n ë Shkup,

Të enjten, pas vizitës në Tiranë, Presidentja do të udhëtojë për në Shkup, ku do të takohet me kryeministrin e Maqedonisë së Veriut, Hristijan Mickoski dhe me presidenten Gordana Siljanovska-Davkova.

Presidentja von der Leyen dhe kryeministri Mickoski do të mbajnë një konferencë për shtyp në qendrën mediatike të qeverisë, e cila do të transmetohet edhe në EbS.

Gjatë konferencës për shtyp, Presidentja dhe Kryeministri do të kenë fjalimin e tyre dhe do t’u përgjigjen pyetjeve të gazetarëve në formatin 2+2”, thuhet në komunikatën e ambasadës.

Më vonë gjatë ditës, presidentja von der Leyen do të vazhdojë udhëtimin e saj në Bosnje dhe Hercegovinë.

Vizita e këtij viti në Ballkanin Perëndimor vjen në një kohë kur zgjerimi është në krye të agjendës së BE-së, gjë e cila është konfirmuar nga presidentja von der Leyen në disa raste, duke përfshirë së fundmi në Samitin e Procesit të Berlinit dhe në Forumin Strategjik të Bled-it. /SHENJA/

 

 

MARKETING