Fronti Europian akuzon VLENI-n për uljen e punësimit të shqiptarëve në administratë

Fronti Europian akuzon VLENI-n për uljen e punësimit të shqiptarëve në administratë

Vazhdojnë kritikat e Frontit Evropian për qeverisjen e VLEN-it. Deputeti Ilir Hasani, sot theksoi se qeveria e re me legjitimitetin monoetnik dhe me interpretimin e tyre të cudishtëm, po e ulë përfaqësimin e shqiptarëve nga 30% në 24% në administratë publike. Siç thotë Hasani, këtë e bënë vetëm me një vendim, duke fshirë diasporën nga të gjitha statistikat dhe atë duke filluar nga mundësia e punësimit deri te ndarja e mjeteve buxhetore nga buxheti qendror. Nga Fronti akuzojnë VLEN-in se një nga vendimet e para të kësaj qeverie ishte zvogëlimi i përqindjes në punësime prej 29.52 në 24.30, që favorizon komunitetin maqedonas kundrejt komunitetit shqiptarëve.

Ilir Hasani, përfaqësues i BDI-së

Që të jetë diskriiminimi edhe më i madh kjo qeveri bënë hapin e vetë rradhës me vendimin e saj të cilën e miratoi Lepe Pece bashkë me VLEN-in. Kështu që më 24 shtator qeveria e ka miratuar një vendim për ta përjashtuar komplet diasporën e vendit nga cdo vendimmarrje në vend duke i fshirë komplet sikur të mos ekzistojë fare dhe këtë e bënë duke sjellur vendim për numrin e këshilltarëve komunal që bazohet në numrin e popullsisë të cilën normal, nuk merret tash parasysh diaspora. Ajo e njejta diasporë e cila e ka të drejtën e votës në të gjitha zgjedhjet në vend, e njejta diasporë që kur i kemi zgjedhjet në vendin tonë, mytemi duke i thirrur e lajmëruar, hajdeni, hajdeni votoni, e tani ne i përjashtojmë në të gjitha statistikat.”

 

MARKETING