Dita e ndeshjeve në Ligën e Kampionëve: Nëntë përballje në program, vëmendja te derbi evropian

Dita e ndeshjeve në Ligën e Kampionëve: Nëntë përballje në program, vëmendja te derbi evropian

Sot (e mërkurë) janë në program për t’u zhvilluar nëntë ndeshje në kuadër të xhiros së tretë të Ligës së Kampionëve 2024/25.

Mbrëmja e së martës dhuroi emocione të mëdha me ndeshje interesante, ku spikati fitorja me rikthim sensacional 5-2 e Real Madridit ndaj Borussia Dortmundit.

Megjithatë, edhe sot janë në orar për t’u zhvilluar shumë takime interesante, ku vëmendjen kryesore pritet ta rrëmbej përballja mes dy gjigantëve evropianë, Barcelona dhe Bayern Munich.

Ndeshje interesante pritet të jetë edhe ajo në mes të Atletico Madridit dhe Lillet të Edon Zhegrovës, si dhe RB Leipzig kundër Liverpoolit.

Për shqiptarët vëmendja do të jetë edhe te ndeshje që do të zhvillohet në Etihad, ku Manchester City pret Sparta Pragën e Albion Rrahmanit, Ermal Krasniqit, Indrit Tucit dhe Qazim Laçit.

Në përballjet tjera, Atalanta e Berat Gjimshitit pret Celticun, Bresti është nikoqir i Bayer Leverkusenit të Granit Xhakës, Benfica luan me Feyenoordin, RB Salzburg ndaj Dinamo Zagrebit dhe Interi i Kristjan Asllanit që luan në udhëtim te Young Boys.

Dy ndeshje zhvillohen nga ora 18:45, ndërsa shtatë takimet tjera nga ora 21:00.

MARKETING