Transporti publik në Shkup sot sipas orarit të së dielës
NTP Shkup njofton se gjatë ditës së sotme për shkak të festës shtetërore 23 Tetori – Dita e Luftës Revolucionare të Maqedonisë, autobusët e transportit publik do të qarkullojnë me orar të së dielës.
Kujdestare do të jenë biletaritë dhe qendrat për personalizim (të cilat do të punojnë nga ora 08:00 deri në 14:00) në Qendrën e Transportit, Gjorçe Petrov dhe Tregu i Gjelbërt.
Teleferiku do të funksionojë si zakonisht, me orar pune nga ora 10:00 deri në orën 18:00, pas çka me udhëtimin e fundit nga poshtë për artë në orën 17-17:30, ndërsa në orën 17:45 udhëtimi i fundit nga lart poshtë.