(VIDEO) Drejtoresha e Kozles kundërshton ministrin: Te ne ne nuk ka lëshime

(VIDEO) Drejtoresha e Kozles kundërshton ministrin: Te ne ne nuk ka lëshime

Është mirë që Klinika e Pediatrisë po ndërmarr një hap të caktuar, shpresoj që edhe tek spitali “Kozle” do të zgjohet ndërgjegjja e drejtorisë. Kështu u shpreh sot ministri i Shëndetësisë Arben Taravari lidhur me zhvillimet e fundit të rastit së vdekjes së foshnjës 14 muajshe në klinikën e pediatrisë në Shkup.

ARBEN TARAVARI, MINISTËR I SHËNDETËSISË

Ne i kemi shqyrtuar të gjitha mundësitë së bashku me ekipin ligjor në Ministri. Është mirë që Klinika e Pediatrisë po ndërmerr hapa të caktuar dhe shpresoj që të zgjohet ndërgjegja e menaxhmentit të spitalit në Kozle. Në Odën e Mjekëve, është një komision i etikës që duhet të vendosë. Ne do t’i japim rekomandimet tona, raporti është këtu. Nëse nuk e besojnë raportin, le ta bëjnë sërisht vetë, megjithatë lëshime nga ana mjekësore ka”.

Taravari tha se Ministria e Shëndetësisë do të propozoj marrjen e licencave mjekëve të cilët kanë pasur lëshime në rastin në fjalë.

Pas deklaratës së Taravarit lidhur me këtë, ka reaguar drejtoresha e spitalit “Kozle” Karolina Simonovska. Ajo thotë se komisioni i ekspertëve i formuar nga ajo, nuk ka konstatuar asnjë lëshim mjekësor në rastin e vdekjes së foshnjës.

KAROLINA SIMONOVSKA, DREJTORESHË E KLINIKËS PËR SËMUNDJET E FRYMËMARRJES SË FËMIJËVE” KOZLE”

Dëshiroj të theksoj sërish se si drejtoreshë e Klinikës Universitare për sëmundjet e frymëmarrjes së fëmijëve në Kozle, kam formuar menjëherë një komision ekspertësh në klinikë, i cili ka shqyrtuar të gjithë rastin dhe nuk ka konstatuar asnjë lëshim profesional mjekësor në trajtimin, monitorimin dhe shërimin e pacientit. Menjëherë pas kësaj, kolegjiumi i ekspertëve u takua dhe u pajtua me raportin e komisionit të klinikës”.

Drejtori i Klinikës Universitare për Sëmundje të Fëmijëve në Shkup, Rexhep Memedi, lidhur me rastin e vdekjes së foshnjës 14-muajshe, ka marrë vendim për largimin e përkohshëm të dy punëtorëve shëndetësorë, mjekëve specialistë nga objekti shëndetësor, ndaj të cilëve është duke u zhvilluar procedura disiplinore, deri në marrjen e vendimit të formës së prerë në procedurën disiplinore.

Medina Ajeti Ali /SHENJA/

 

MARKETING