Drejtoresha e spitalit “Kozle”: Në rastin me foshnjën 14-muajshe nuk është konstatuar asnjë lëshim mjekësor

Drejtoresha e spitalit “Kozle”: Në rastin me foshnjën 14-muajshe nuk është konstatuar asnjë lëshim mjekësor

Drejtoresha e Klinikës Universitare për Sëmundje Respiratore te Fëmijët “Kozle”, Karolina Simonovska, ka folur në lidhje me rastin e vdekjes së foshnjës 14-muajshe, duke thënë se është formuar komision profesional i klinikës që e ka hetuar të gjithë rastin dhe se nuk ka gjetur asnjë lëshim profesional mjekësor.

“Dua të theksoj sërish se si drejtoreshë e Klinikës, menjëherë kam formuar një komision ekspertësh të klinikës, i cili ka shqyrtuar të gjithë rastin dhe nuk ka konstatuar asnjë dështim profesional mjekësor në trajtimin, monitorimin dhe mjekimin e pacientit. Menjëherë pas kësaj, kolegjiumi i ekspertëve është takuar në dy raste dhe është pajtuar me raportin e komisionit të klinikës”.
Edhe njëherë ju bëj me dije se pacienti është shtruar menjëherë ne klinikën tonë, janë bërë analiza të shumta, është vendosur në terapi sipas protokolleve të brendshme të klinikës, si dhe është monitoruar vazhdimisht nga mjekët. Pas përkeqësimit të pazakontë të shpejtë dhe progresiv të gjendjes së fëmijës, i është përcjellë KDB-së pas marrëveshjes dhe njoftimit të mëparshëm me mjekun pediatër kujdestar, me transport të organizuar në ndihmën e shpejtë, të shoqëruar nga mjek dhe infermier, në përputhje me protokollin e brendshëm për transferimin i një fëmije të sëmurë në një institucion tjetër për vazhdimin e trajtimit”, tha Simonovska.

MARKETING