Liga Arabe do të mblidhet urgjentisht për të diskutuar mbi gjenocidin në Gaza

Liga Arabe do të mblidhet urgjentisht për të diskutuar mbi gjenocidin në Gaza

Liga Arabe do të mblidhet urgjentisht për të diskutuar mbi gjenocidin në Gaza
Liga Arabe mori vendim për takim urgjent në nivel të përfaqësuesve të përhershëm pas t
Liga Arabe njoftoi se sot do të zhvillojë takim urgjent në nivel të përfaqësuesve të përhershëm për ndalimin e gjenocidit të ushtrisë izraelite kundër popullit palestinez në Rripin e Gazës, transmeton Anadolu.

Liga Arabe mori vendim për takim urgjent në nivel të përfaqësuesve të përhershëm pas thirrjes së Palestinës.

Në një deklaratë me shkrim nga Liga Arabe thuhet se përfaqësuesit e përhershëm do të mblidhen sot në kryeqytetin e Egjiptit, Kajro, për të diskutuar se çfarë mund të bëjnë në nivel ndërkombëtar dhe si vende arabe për ndalimin e gjenocidit dhe zhvendosjes me forcë që po kryhet kundër popullit palestinez në Gaza.

Përfaqësuesi i Përhershëm i Palestinës në Ligën Arabe, Muhannad al-Aklouk i bëri thirrje Ligës Arabe për mbajtjen e një takimi për të diskutuar mbi krimet e zhvendosjes me forcë, urisë dhe shkatërrimit që Izraeli ka kryer në të gjithë Gazën, kryesisht në veri të saj.

Ai theksoi se Liga Arabe duhet të marrë përgjegjësi historike përballë këtyre krimeve të pashembullta në histori dhe që Izraeli kryen.

MARKETING