(VIDEO) LSDM dorëzoi propozim ligj që paga minimale të bëhet 27 700 denarë

(VIDEO) LSDM dorëzoi propozim ligj që paga minimale të bëhet 27 700 denarë

Grupi parlamentar i LSDM-së dorëzoi në Kuvend propozim-ligj për rritje të pagës minimale për 27 700 denarë. Kryetari i partisë Venko Filipçe tha se ky propozim vjen pas siç tha pasigurisë ekonomike dhe politikave të gabuara ekonomike të kësaj qeverie.

Venko Filipçe, kryetar i LSDM-së

Me këto ndryshime parashohim rritje të pagës minimale për 27 700 denarë, që përfaqëson rritje prej 12.3%. Me këtë, jo vetëm që do të sigurojmë stabilitet financiare për të punësuarit por edhe do të ndikoj në rritjen e pagës mesatare, që do të ketë efekt pozitiv ndaj çdo familje në shtet”.

Nga VMRO-DPMNE u përgjigjen se nuk do ta mbështesin këtë propozim ligj.

Bojan Stojanoski, VMRO-DPMNE

VMRO-DPMNE dhe koalicioni nuk do ë përkrah këtë propozim për disa arsye. Së pari për faktin se zotri Filipçe dhe partia e tij vetë e kanë propozuar zgjidhjen e përhershme ligjore që shprehimisht tregon se përafrim të pagës minimale do ketë në mars. Dhe së dyti sepse kjo është një gënjeshtër fundamentale”.

Rritja e paraparë e pagës minimale sipas propozim-ligjit të LSDM-së do të bëhej nga muaji mars i vitit që vjen.

Emine Ismaili /SHENJA/

MARKETING