(VIDEO) Nevzati: Ligji lejon komunat që të financojnë projekte hulumtuese- shkencore

(VIDEO) Nevzati: Ligji lejon komunat që të financojnë projekte hulumtuese- shkencore

Ligji për veprimtarinë hulumtuese – shkencore ka paraparë që njësitë e vetadministrimit lokal (komunat) të kenë të drejtën e financimit të veprimtarive hulumtuese – shkencore. Këtë e ka theksuar sekretari i Komunës së Çairit, Faruk Nevzati, i cili ka sqaruar se dhënë detaje për këtë mundësi ligjore që është bërë aktuale pas nismës për themelimin e akademisë shqiptare të shkencave dhe të arteve.

FARUK NEVZATI, SEKRETAR I KOMUNËS SË ÇAIRIT

“Në nenin 49 të këtij Ligji, në pjesën ku është përcaktuar mënyra e financimit të veprimtarive hulumtuese – shkencore thuhet se mjetet për financimin e veprimtarisë hulumtuese – shkencore sigurohen nga Buxheti i Republikës së Maqedonisë së Veriut në pajtim me qëllimet dhe prioritetet e përcaktuara me Programin nacional si dhe në programet zhvillimore me interes publik. Financimi bëhet edhe nga burime tjera: programet dhe fondet ndërkombëtare, 𝐧𝐣ë𝐬𝐢𝐭ë 𝐞 𝐯𝐞𝐭𝐚𝐝𝐦𝐢𝐧𝐢𝐬𝐭𝐫𝐢𝐦𝐢𝐭 𝐥𝐨𝐤𝐚𝐥, personat juridikë, të ardhurat personale, legatët, dhuratat, testamentet, dokumentet shtesë dhe burimet”

Reagimi i Nevzatit vjen pasi dje ministri i Vetëqeverisjes Lokale, Zllatko Perinski deklaroi se nuk ka mundësi ligjore që komunat të financojnë Akademinë shqiptare.

Ndërkohë sot, Erkan Arifi nga BDI tha se VLEN nuk ka dorëzuar propozim konkret dhe se nuk kanë informacione se për çfarë konkretisht bëhet fjalë. Arifi shtoi se duhet ta ruajmë unifikimin ndëretnik në shtet dhe korrelacionin mes pushtetit lokal dhe qeverisë.

Gjatë deklarimeve të mëhershme, ministri i Vetëqeverisjes Lokale Zllatko Perinski vlerësoi se më mirë të rritet kualiteti i jetës së qytetarëve se sa të harxhohen para për gjëra të tilla. Edhe kryeministri Hristijan Mickoski pati thënë se nuk është mirë që paratë e qytetarëve të harxhohen për “organizata joqeveritare”. /SHENJA/

 

MARKETING