(VIDEO) Reagon Ministria e Mjedisit Jetësor, “Komunës së Sarajit mund t’i ndihmojmë për përgatitjen e projekteve”
Ministria e Mjedisit Jetësor dhe Planifikimit Hapësinor njofton se nga projektet e fundit të dedikuara për komunat për të cilat solli vendim ditë më parë edhe Qeveria e Maqedonisë së Veriut, në këtë Ministri kanë aplikuar dhe kanë marrë projekte edhe komuna që drejtohen nga kryetarë të komunave edhe të Bashkimit Demokratik për Integrim dhe të Frontit Evropian siç janë Komuna e Haraçinës, Komuna e Kërçovës, Komuna e Likovës, Komuna e Vrapçishtit e Komuna e Shutkës.
Sipas ministrisë së drejtuar nga Izet Mexhiti, kjo dëshmon vetëm një gjë – se në asnjë rast ne nuk janë nisur nga parimi i përkatësisë partiake, por nga parimi që qytetarët t’i vendosin në rend të parë, pra të përfitojnë vetëm qytetarët.
MINISTRIA E MJEDISIT JETËSOR DHE PLANIFIKIMIT HAPËSINOR
“Rrjedhimisht me sinqeritetin më të madh shprehim gatishmërinë tonë për Komunën e Sarajit që njëkohësisht udhëhiqet nga BDI, t’ju ndihmojmë për përgatitjen e projekteve, andaj edhe është zgjatur afati i aplikimit edhe për 1 muaj që qytetarët të mund të përfitojnë nga këto projekte. Ne si Ministri do të jemi në shërbim të Komunës së Sarajit me të gjitha kapacitetet tona ti ndihmojmë edhe me çështje kuadrovike e profesionale”
Ministria e Mjedisit Jetësor dhe Planifikimit Hapësinor thekson se do të ndihmojnë në krijimin e projekteve të mira dhe cilësore dhe t’i përfitojnë të njëtit dhe të kenë dobi qytetarët. “Ripërsërisim, për ne aspak nuk është me rëndësi kush janë kryetarët e komunave, për ne me rëndësi është që banorët e Sarajit të përfitojnë dhe t’u zgjidhen problemet e tyre dhe të kenë infrastrukturë më të mirë dhe të kenë një standard më të mirë jetësor”, theksohet në njoftimin e Ministrisë.
Ata thonë se nuk u intereson përkatësia partiake e kryetarëve të komunave, por që të ndihmojnë që sa më shumë mjete të arrijnë tek çdo shqiptar dhe tek çdo qytetar i Maqedonisë së Veriut. /SHENJA/