(VIDEO) LSDM pretendon se kthimi i borxheve po zvarritet në DAP, VMRO mohon

(VIDEO) LSDM pretendon se kthimi i borxheve po zvarritet në DAP, VMRO mohon

Kthimi TVSH-së po bëhet problem serioz për ekonominë e Maqedonisë së Veriut , aq më tepër që kthimi i TVSH-së ndikon drejtpërdrejt në likuiditetin e vetë kompanive”. Kështu tha ish zëvëndëskryeministri për çështje ekonomike, Fatmir Bytyqi, i cili shtoi se me politikat e VMRO-së, ekonomia është në shtratin e vdekjes.

Fatmir Bytyqi, LSDM

Sipas informacioneve, diku 1.500 kompani presin më shumë se një muaj, e disa edhe deri në tre muaj, dhe borxhi i përgjithshëm që duhet të marrin kompanitë nga Drejtoria e të Ardhurave Publike është nga 250 deri në 300 milionë denarë, diçka që nuk ka ndodhur në 7 vitet e fundit.”

Ndërkaq, për këtë ka reaguar VMRO duke thënë që LSDM-ja po shtiret me shqetësim të rremë për qytetarët dhe ekonominë, ndërsa kishin shtatë vjet për të zhvilluar Maqedoninë edhe për të rritur ekonominë. Nga aty shtojnë se në vend të kësaj, LSDM ka lënë një ekonomi të rrënuar, institucione të shkatërruara e një buxhet bosh.

VMRO-DPMNE

Për dallim nga LSD-ja, VMRO-DPMNE në pushtet merr masa konkrete për ringjalljen e ekonomisë dhe rritjen e standardit jetësor të qytetarëve, VMRO-DPMNE për vetëm dy muaj të qeverisjes solli katër investime të huaja, prej të cilave vetëm një është mbi 500 milionë dollarë dhe më shumë se 1500 vende të reja pune”.

VMRO po ashtu u lavdërua se rritja e pagave të punëtorëve deri në fund të mandatit të tyre do të arrij deri në 46%.

Merxhane Iseni /SHENJA/

MARKETING