Gundogan: Ja përse Guardiola është trajneri më i mirë në botë

Gundogan: Ja përse Guardiola është trajneri më i mirë në botë

Mesfushori i Manchester City, Ilkay Gundogan, është në aventurën e tij të dytë me skuadrën kampione të Anglisë. Në një deklaratë për mediat, ai u shpreh: “Ishte shumë e këndshme dhe gjithashtu mjaft e lehtë të riprezantohesha në skuadër. Ka shumë fytyra që njoh por dhe disa fytyra të reja”.

“Në përgjithësi, më pëlqen energjia që më jep skuadra, më pëlqen shkëmbimi dhe të jem me shokët e mi të skuadrës. Më kanë munguar shumë njerëz vitin e kaluar dhe të kthehem tani është sikur të kthehesha në shtëpi, shpejt dhe lehtë. Ishte një kohë e mrekullueshme për mua”, tha mesfushori gjerman.

Më tej, Gundogan shtoi: “Më pëlqen të luaj futboll në një nivel kaq të lartë përkrah lojtarëve të jashtëzakonshëm. Në stilin e lojës së Guardiolës çdo sezon ka më shumë detaje në lidhje me qasjen. Çdo verë, trajneri dëshiron që kundërshtarët e tij të mos na lexojnë 100% dhe gjithmonë përpiqet të përshtatë disa truke të tjera”.

“Varet nga cilësia e lojtarëve në mënyrë që të gjithë të vendosin pikat e tyre të forta në fushë dhe të kontribuojnë në mënyrën më të mirë të mundshme. Mendoj se kjo është arsyeja pse ai është trajneri më i mirë në botë, sepse sheh gjëra që të tjerët nuk i shohin dhe arrin t’i përcjellë në fushë në mënyrën më të mirë të mundshme”, tha Gundogan.

“Pep gjithmonë ka pasur një ndryshim të vogël. Nëse i pyet lojtarët për këtë sezon në krahasim me vitin e kaluar, kur unë nuk isha atje, ndoshta ka një ndryshim tjetër në detajet e vogla. Jam mësuar të ketë diçka që ai po e adaptonte, kështu që nuk është befasi për mua”, tha Gundogan.

MARKETING