Mickoski: Nuk pres turbulenca sa i përket çmimit dhe mungesës së energjisë elektrike

Mickoski: Nuk pres turbulenca sa i përket çmimit dhe mungesës së energjisë elektrike

Kryeministri Hristijan Mickoski, tha se nuk pret që të ketë turbulenca tek ne sa i përket energjisë elektrike, sepse sipas tij, nga ajo që ka si informacion, ka për më shumë se dy herë më pak defekte nga ajo që është punuar sipas principit “sikurse deri tani”.
“Atë që e kemi si resurs me të cilin disponojmë në elektranat është në nivel të pritshmërisë, por për fat të keq hidrologjia është zvogëluar në 22-23%, ndoshta është dashur të jetë 30% në këtë periudhë, por ashtu ishte viti i thatë. Vlerësoj se kapacitetet me të cilat disponon shteti të gatshëm do ta presin këtë vit të ri të ngrohjes, dhe nuk presim që të ketë tronditje të ndjeshme në treg”, tha Mickoski, raporton SHENJA.

MARKETING