Përgjaken rrugët e Maqedonisë, rrokulliset furgoni, tre të vdekur dhe pesë të lënduar

Përgjaken rrugët e Maqedonisë, rrokulliset furgoni, tre të vdekur dhe pesë të lënduar

Tre persona kanë humbur jetën ndërsa pesë janë lënduar, pasi pasditen e sotme është rrokullisur një furgon në autostradën Shkup-Veles, ka bërë të ditur policia, transmeton SHENJA.
“Në orën 17:45. raportohet se një furgon është rrokullisur në autostradën Shkup-Veles, para tunelit. Deri më tani është konstatuar vdekja e tre personave, ndërsa pesë janë dërguar në spital për mjekim. Në vendngjarje janë dërguar ekipe policore dhe prokurori publik”, tha MPB.
Në vendin e aksidentit ndihmën e parë e kanë dhënë dy ekipe të ambulancës nga Shkupi dhe një nga Velesi.

MARKETING