Dodik: S’e njohim as Kosovën, as dokumentet e saj

Dodik: S’e njohim as Kosovën, as dokumentet e saj

Presidenti i Republika Srpskas në Bosnje e Hercegovinë, Millorad Dodik, deklaroi sot se Bosnja e Hercegovina nuk e ka njohur Republikën e Kosovës dhe për këtë arsye nuk mund të njohë as dokumentet e saj. Kjo deklaratë erdhi pas komenteve të kryeministrit Albin Kurti, i cili njoftoi se Kosova do t’i heqë vizat për qytetarët e Bosnjës nga 1 janari i vitit të ardhshëm.

I dërguari special i qeverisë gjermane për Ballkanin Perëndimor, Manuel Sarrazin, theksoi se përderisa Dodiku vazhdon të pengojë hyrjen e shqiptarëve të Kosovës në Bosnjë, ai nuk do të marrë asgjë në këmbim.

“Edhe po t’ma japësh gjithë Gjermaninë, këtë nuk do ta marrësh. Ju ende mund të vini të merrni satelitët tuaj. Ata vazhdojnë të përpiqen të na japin leksione. Nuk funksionon kështu,” tha Dodik në një konferencë për shtyp në Sarajevë, raportonRTRS.

Bosnja është vendi i vetëm në Ballkanin Perëndimor që nuk ka marrëveshje për lëvizje të lirë me Kosovën.

MARKETING