Ministria e Drejtësisë propozon që gjykatësit të dalin në pension në moshën 67 vjeçare
Ministri i Drejtësisë, Igor Filkov, paralajmëron rritje të moshës për pensionim të gjykatësit. Në konferencën e sotme për media me rastin e 100 ditëve të qeverisjes, Filkov ka sqaruar se zgjidhja ligjore do të duhet të miratohet sa më shpejt që të jetë e mundur sepse gjyqësori mund të përballet me problem. “Kemi një problem real dhe po punojmë për ndryshimet. Mendoj se kufiri i propozuar do të jetë 67 vjet dhe do të vlejë për të gjithë gjyqtarët”, sqaroi Filkov, duke iu përgjigjur pyetjeve të gazetarëve. Mungesa e gjykatësve në gjykatat e Maqedonisë së veriut ndikon në cilësinë e aktgjykimeve.
Shumica e gjykatave funksionojnë me më pak se një të tretën e gjykatësve nga numri total.