Isnik Alimi në formacionin më të mirë të xhiros në Ligën e Kombeve

Isnik Alimi në formacionin më të mirë të xhiros në Ligën e Kombeve

Paraqitja e shkëlqyeshme e Isnik Alimit me fanellën e përfaqësueses së Maqedonisë së Veriut vazhdon të vlerësohet edhe pas përfundimti të ndeshjeve të tetorit në Ligën e Kombeve.

Alimi ishte kryesori në fitoren e Maqedonisë së Veriut ndaj Armenisë në Jerevan, ku u vlerësua dhe si më i miri i këtij dueli, përderisa mesfushori shqiptar është gjetur edhe në formacionin e xhiros në Ligën e Kombeve. “Sofaskor”ka publikuar 11-shen më të mirë nga duelet e tetorit në Ligën e Kombeve, teksa në mesin e tyre është i përfshirë edhe Isnik Alimi i vlerësuar me notën 8.8.

Shqiptari ishte i pandalshëm, ku përveç lojës së mirë në fushë, realizoi një gol dhe një asist ndaj Armenisë.

Ky është vlerësim tjetër tejet i rëndësishëm për Isnik Alimin dhe Maqedoninë që si duket më në fund ka gjetur njeriun adekuat të mesfushës që i mungonte përfaqësues së vendit pas largimit të Arijan Ademit. Kujtojmë se së bashku me Alimin në formacionin më të mirë të muajit tetor në Ligën e Kombeve është edhe reprezentuesi i Kosovës, Amir Rrahmani, i vlerësuar me notën 8.4. /SHENJA/

MARKETING