Bislimovski: Çmimi i ngrohjes do të jetë stabil, nuk pres asnjë ndryshim

Bislimovski: Çmimi i ngrohjes do të jetë stabil, nuk pres asnjë ndryshim

Çmimi i ngrohjes qendrore në Shkup do të jetë stabil deri në verën e ardhshme, nëse nuk ka ndryshim dramatik tek çmimet e gazit natyror, potencoi sot kryetari i Komisionit rregullator për energjetikë (KRRE), Marko Bislimoski dhe shtoi se nuk pret të ketë ndryshime.

Ai foli edhe për çmimin e ngrohjes, për të cilin tha se do të jetë stabil dhe nuk pritet ndonjë ndryshim.

Por Bislimovski tha se në këtë moment nuk mund të dihet nëse do të ketë rritje ose ulje të çmimit të energjisë elektrike.

“Në pjesën e energjisë elektrike i morëm kërkesat nga, nga elektrodistribuimi për distribuim të energjisë elektrike, nga MEPSO për transmetim të energjisë elektrike dhe nga MEMO. Elementet më të rëndësishme do të jenë blerjet e energjisë së humbur elektrike, që duhet t’i bëjnë MEPSO dhe elektrodistribuimi, ato do të bëhen në periudhën e ardhshme. Në këtë moment nuk mund të spekuloj dhe të them nëse do të ketë rritje ose ulje të çmimit të energjisë elektrike”, tha Marko Bislimovski, Kryetar i Komisionit Rregullator të Energjetikës.

MARKETING