Aksion i madh policor në Strumicë dhe Gjevgjeli, ka të arrestuar
Policia e Maqedonisë së Veriut është duke realizuar aksion të madh policor në dy Strumicë dhe Gjevgjeli.
Aksioni është duke u kryer nën drejtimin e Prokurorisë Publike për ndjekjen e krimeve të kryera nga persona me kompetenca policore dhe pjesëtarë të policisë së burgjeve.
Nga Ministria e Brendshme dhe Prokuroria konfirmojnë se gjatë ditës së nesërme do të japin detaje për aksionin.