(VIDEO) Shqipëria nisi, Maqedonia e Veriut mbeti e vetme t’i vazhdojë negociatat

(VIDEO) Shqipëria nisi, Maqedonia e Veriut mbeti e vetme t’i vazhdojë negociatat

Me hapjen e negociatave për Shqipërinë, Maqedonia e Veriut mbetet të vazhdojë e vetme rrugën drejt hapjes së kapitujve të negociatave, pasi procesi i eurointegrimeve të vendit u bllokua, për shkak të kontestit me Bullgarinë. I pyetur nëse ka gjasa që më tej Shqipëria dhe Maqedonia e Veriut të ribashkohen në një pako në rrugën e negociatave, eurokomesari Oliver Varheji tha se dy shtetet, nuk kanë qenë asnjëherë ligjërisht të bashkuara në një pako, por kanë qenë vetëm në aspektin politik.

Oliver Varheji, Eurokomesar për Zgjerim

Kjo nuk është diçka e re që Shqipëria po ecë e vetme në rrugën e saj, është një proces i bazuar në meritë dhe është e njëjta edhe për Maqedoninë e Veriut. Dhe bashkimi i shteteve në një pako do të nënkuptonte se ne bëjmë kompromis apo lejojmë që të bëhet kompromis në prinicipe të bazuar në meritë dhe kjo është një ndër gurthemelet e kritereve të Kopenhagës”.

Në konferencën e përbashkët për media pas mbajtjes së konferencës ndërqeveritare, kryeministri Edi Rama tha se, ndjehet i trishtuar që, sot nuk po fillon negociatat edhe Maqedonia e Veriut. Rama tha se bilateralizimi i rrugës së një vendi drejt Bashkimit Evropian është një gjë e dhimbshme, pasi nëse ky proces bilateralizohet, vetëm se do ta dëmtojë atë vend.

Edi Rama, Kryeministër i Shqipërisë

Unë e dua Aleksandrin e Madh, ne të gjithë e duam por mua nuk më intereson fare ku ka lindur dhe nuk pretendoj të marrë pjesën time si shqiptar në gjenet e tij. Ne tashmë kemi disa shqiptarë që pretendojnë se Napoleoni është shqiptar a doni që unë të hap një problem bilateral me Francën për këtë.///Ne duhet të jemi serioz. Çdoherë ka një moment për bllokadë. Lërini shtetet të rriten, lërini shtetet të bëjnë punën e tyre”.

Ndërkaq, ministri i Jashtëm i Hungarisë, Peter Sijarto tha se, do të vazhdojë të mbështesë të dy vendet në procesin e anëtarësimit.

Peter Sijarto

Shqipëria ka meriuar të fillojë negociatat thelbësore për kohë shumë të gjatë tani, unë besoj se edhe Maqedonia e Veriut do të meritonte të fillojë negociatat thelbësore. Ne të gjithë e dimë se çfarë llojë pengesash ka dhe atë që unë mund ta premtoj si presidencë e Hungarisë dhe shtet që është pro zgjerimit ne do të vazhdojmë të mbështesim të dy shtetet që të jenë në gjendje të kalojnë procesin e negociatave sa më shpejtë të jetë e mundur”.

Përndryshe, Maqedonia e Veriut nuk filloi negociatat për anëtarësim, pasi që nuk arriti të bëjën ndryshimet kushtetuese për futjen e bullgarëve në të, gjë që është kusht sipas marrëveshjes së kornizës negociuese. Po ashtu, vendi momentalisht nuk ka një plan konkret se si do ta zgjidh kontestin me Bullgarinë.

Teuta Buçi /SHENJA/

MARKETING