Maqedonia sot kërkon fitore tjetër, përballet me Armeninë në Jerevan

Maqedonia sot kërkon fitore tjetër, përballet me Armeninë në Jerevan

Pas triumfit ndaj Letonisë, përfaqësuesja e Maqedonisë së Veriut në futboll sonte në këtë stadium do të kërkojë një tjetër fitore në Ligën e Kombeve, ku përballë vetes do të ketë Armeninë. Ekipi përfaqësues i vendit i drejtuar nga seleksionuesi Bllagoja Milevski vjen në këtë ndeshje në atmosferë pozitive dhe pa shumë presion.

Statistikat nga pesë ndeshjet e fundit të luajtura ndërmjet këtyre dy ekipeve përfaqësuese janë në favorin e Maqedonisë, ku regjistrojnë tre fitore, një barazim dhe vetëm një humbje kundrejt Armenisë.

Në dispozicionin e Milevskit do të jenë edhe Gjoko Zajkov e Nikolla Serafimov, të cilët nuk arritën të luajnë në duelin me Letoninë për shkak të kartonave.

Maqedonia kryeson grupin me 7 pikë dhe me fitore eventuale ndaj armmeneve do të konfirmon vendin e parë në grup. Takimi ndërmjet Armensië dhe Maqedonisë së Veriut do të zhvillohet sot në stadiumin “Sargsjan”, duke nisur nga ora 18:00.

MARKETING