Sulmohet brutalisht ish-kryetari i Listës Srpska, Goran Rakiq
Ekonomia Online ka raportuar duke u thirrur në burime të veta se ish-Kryetari i Listës Serbe, Goran Rakiq – tash deputet në Parlament të Serbisë “është sulmuar brutalisht” në pjesën veriore të Mitrovicës.
Ngjarja, siç raporton mediumi, ka ndodhur në orët e hershme të mëngjesit të së dielës në rrugën “Sutjeska” në veri të Mitrovicës para banesës së tij.