Fetai: Punësime do ketë edhe në këtë periudhë sipas parimit kushtetues të përfaqësimit të drejtë dhe adekuat

Fetai: Punësime do ketë edhe në këtë periudhë sipas parimit kushtetues të përfaqësimit të drejtë dhe adekuat

Zv/kryeministri për Qeverisje të Mirë, Arben Fetai, në prezantimin e arritjeve për 100 ditët e para të Qeverisë, u pyet edhe për shfuqizimin e balancuesit.
Ai tha se punësime do të ketë sipas parimit kushtetues për përfaqësim të drejtë dhe adekuat.
“Balancuesi ishte një vegël dixhitale e cila mundësonte realizimin e planeve vjetore të punësimeve. Kur kemi parasysh këtë fakt dhe ngrirjen e balancuesit deri sa të gjejmë një zgjidhje të re ligjore kemi parasysh se kjo vlen për të gjitha bashkësitë vend. Kjo nuk vlen vetëm për një grup të caktuar por është një mekanizëm që më nuk është i vlefshëm për asnjë. Por kjo nuk i ndalon punësimet. Natyrisht do të ketë punësimet sipas parimit kushtetues të përfaqësimit të drejtë dhe adekuat, siç e ka thënë edhe Gjykata Kushtetuese, siç e tha edhe kryeministri”, tha Fetahu.
Ai shtoi se tani ka vullnet politik për të bërë ligjin dhe se ai personalisht është një ndër personat që kanë përgatitur këtë projekt-ligj me ekspert ndërkombëtar.

MARKETING