Gostivar, betonierja përp’las për vde’kje çiklistin
Një çiklist ka humbur jetën në një aksident tragjik që ka ndodhur mesditën e sotme në Gostivar, në rrugën Maleardi, në hyrje të qytetit.
Sipas informacioneve të marra, një betoniere që lëvizte rrugës, ka goditur një qytetar me biçikletë.
Ndonëse shërbimet e urgjencës mbërritën me shpejtësi në vendngjarje, u konstatua se çiklisti ka ndërruar jetë në vendin e ngjarjes.