Presidentja e KE-së Ursula Von der Leyen më 24 tetor vjen në Shkup
Presidentja e Komisionit Evropian, Ursula von der Leyen, po përgatitet për një turne të ri nëpër vendet e Ballkanit Perëndimor dhe destinacioni i saj i parë do të jetë Shkupi, më 24 tetor.
Vizita e Von der Leyen vjen pas vendimit të Brukselit për të ndarë Shqipërinë nga Maqedonia e Veriut në rrugën e saj drejt anëtarësimit në BE.
Më 15 tetor, Shqipëria duhet të mbajë konferencën e dytë ndërqeveritare, pas së cilës do të hapë kapitullin e parë negociues. Për Shkupin, procesi është në ngërç për shkak të moszbatimit të Kornizës negociuese me BE-në, përfshirë kërkesën për ndryshimin e Kushtetutës dhe përfshirjen e pakicës bullgare në të.