Maqedonia në Jerevan, nesër luan ndaj Armenisë

Maqedonia në Jerevan, nesër luan ndaj Armenisë

Përfaqësuesja e Maqedonisë së Veriut në futboll nesër do ta luaj ndeshjen e dytë të muaji tetor, teksa do të përballet me Armeninë në kuadër të Ligës së Kombeve. Pas triumfit 0:3 në duelin e parë ndaj Letonisë, të përzgjedhurit e seleksionuesit Bllagoja Milevski në Jerevan kërkojnë tjetër rezultat pozitiv dhe për të konfirmuar vendin e parë në grup.

Atmosfera brenda taborit të futbollistëve është tejet e mirë dhe pozitive dhe të gjithë shihen të gatshëm për të ndihmuar ekipin përfaqësues për një tjetër sukses.

Në dispozicion për lojë për ndeshjen me Armeninë rikthehen edhe Gjoko Zajkov si dhe Nikolla Serafimovski, të cilët për shkak të kartonave nuk kishin të drejtë loje në duelin me Letoninë. Sa i përket dueleve ndërmjet veti, Maqedonia e Veriut në pesë takimet e fundit regjistron 3 fitore, një barazim dhe një humbje kundrejt përfaqësuese armene.

Takimi ndërmjet Armenisë dhe Maqedonisë së Veriut do të zhvillohet nesër në stadiumin “Vazgen Sargsyan” në Jerevan, duke nisur nga ora 18:00. /SHENJA/

MARKETING