Hetim ndaj 52 vjeçarit nga Shkupi për shpërndarje të substancave narkotike
Prokuroria Themelore Publike Shkup ka nxjerrë urdhëresë për zhvillimin e procedurës hetimore kundër një personi të dyshuar për dy vepra të ndara – Prodhim dhe shpërndarje të paautorizuar të narkotikëve, substancave psikotrope dhe prekursorëve nga neni 215 paragrafi 1 i Kodit Penal.
Më 27 shtator, nën sediljen e shoferit në një veturë, i dyshuari 52-vjeçar mbante pesë thasë me marijuanë me peshë totale 18.83 gram.
Më pas, gjatë ditës së djeshme, zyrtarët policorë kanë kontrolluar edhe dy makina të tjera dhe garazhin e të dyshuarit, ku kanë gjetur rreth 125 gramë marijuanë në disa pako, fara kanabis, 3 thasë kokainë, 1 qese heroinë dhe gjithsej 18 tableta të psikotropit me substanca MDMA e destinuar për shitje të paautorizuar.
Prokurori publik kompetent i ka dorëzuar gjyqtarit të procedurës paraprake nga Gjykata Themelore Penale Shkup propozim për caktimin e masës së paraburgimit, për shkak se ekzistojnë rrethana që tregojnë për rrezik për arratisje, dhe në të njëjtën kohë shihet se i dyshuari mund edhe të përsërisë veprimet.
Gjykatësi ka pranuar propozimin dhe ka caktuar masën e paraburgimit prej 30 ditësh.