Vër’shimet në Bosnje e Hercegovinë: Qeveria e Kosovës dhuron 200 mijë euro

Vër’shimet në Bosnje e Hercegovinë: Qeveria e Kosovës dhuron 200 mijë euro

Qeveria e Kosovës ka marrë vendim për ndarjen e mjeteve buxhetore prej 200 mijë eurove me qëllim të ofrimit të ndihmës pas vërshimeve në Bosnje e Hercegovinë, transmeton Anadolu.

Siç njofton Zyra e Kryeministrit, kabineti qeveritar e mori këtë vendim në mbledhjen e fundit elektronike.

Qeveria ka “aprovuar ndarjen e mjeteve buxhetore në shumë prej 200 mijë euro, për ofrimin e ndihmës për rimëkëmbje nga fatkeqësia natyrore/vërshimet e ndodhura në Bosnje e Hercegovinë”, u bë e ditur në njoftimin zyrtar.

Gjatë ditës së sotme, edhe Bashkësia Islame e Kosovës ndërmori iniciativë për mbledhjen e mjeteve financiare nga besimtarët në të gjitha xhamitë e Kosovës pas namazit të xhumasë, me qëllim të ofrimit të ndihmës për qytetarët e prekur nga vërshimet në Bosnje e Hercegovinë dhe Shqipëri.

Gjatë javës së kaluar, përmbytje katastrofike dhe rrëshqitje të dheut në Bosnjë dhe Hercegovinë goditën zonat e Jabllanicës, Konjicës, Kiseljakut, Fojnicës dhe qyteteve të tjera, duke marrë shumë jetë dhe duke shkaktuar dëme të mëdha materiale.

MARKETING