(VIDEO) Heqja e balancuesit, Osmani bën thirrje për bashkimin e partive shqiptare

(VIDEO) Heqja e balancuesit, Osmani bën thirrje për bashkimin e partive shqiptare

Pas shfuqizimit të mekanizmit të Balansuesit nga Gjykata Kushtetuse, reagimet në opinion nuk kanë të ndalur, e sidomos nga eskponentë të partive shqiptare opozitare. Nënkryetari i Bashkimit Demokratik për Integrim, Bujar Osmani, përmes një statusi në Facebook, ka regur në lidhje me këtë vendim, duke thënë se tani është koha që të bashkohen të gjithë shqiptarët, pa dallim ngjyrat politike.

Tani është një prej atyre momenteve kur duhet të bashkohemi dhe të themi JO për vrasjen e Marrëveshjes së Paqes të vitit 2001, ka shruar nënkrytari i BDI-së.

BUJAR OSMANI, NËNKRYETAR I BDI-SË

Kjo nuk është më një betejë ndëpartiake. Por është një prej atyre momenteve kur duhet të bashkohemi dhe të themi JO për vrasjen e Marrëveshjes së Paqes të vitit 2001. VLEN nuk ka arsye të jetë në mbrojtje për këtë vendim të Gjykatës Kushtetuese. Nëse nuk bashkohemi të gjithë – politikanë, aktorë jopolitikë, intelektualë dhe qytetarë – për të refuzuar këtë goditje vdekjeprurëse ndaj Marrëveshjes së Ohrit dhe barazisë, atëherë kur do ta bëjmë”.

Ndërkaq, për dallim nga Osmani, presidentja e shtetit, Gordana Siljanovska-Davkova, thotë se Balansuesi që moti është dashur të shfuqizohet nga Gjykata Kushtetuese. Ajo për TV21 theksoi se ky vendim duhej të sillej moti nga gjykata.

Kujtojmë se shfuqizimi i Balancuesit ka ngritur reagime të shumta. Kryetari i Aleancës për Shqiptarët, Ziadin Sela, gjatë një konference për media të enjten, tha se heqja e balancuesit ka prekur kushtetueshmërinë e vendit, ndërsa nga koalicioni VLEN të cilët janë në pushtet, janë zotuar se këtë çështje do ta rregullojnë përmes Ligjit për përfaqësim të drejtë dhe adekuat, të cilin thonë se e kanë gati, mirëpo ky ligj ende nuk është prezantuar para opinionit.

Samir Mustafa /SHENJA/

MARKETING