Dimitrievski: E përshëndes vendimin e Gjykatës Kushtetuese për shfuqizimin e balancuesit
Lideri i Lëvizjes ZNAM, Maksim Dimitrievski, që është pjesë e koalicionit qeveritar, ka përshëndetur vendimin e Gjykatës Kushtetuese për shfuqizimin e mekanizmit të balancuesit. Ai tha se, të gjithë duhet të zotohen për cilësi gjatë punësimeve, t’u jepet mundësi punësimi personave më të kualifikuar, pa dallim se cilës përkatësi etnike i takojnë. Duke u përgjigjur pyetjeve të gazetarëve, pas manifestimit qendror të shënimit të 8 Tetorit në Kumanovë, ai tha se nuk mund ta komentojë vendimin e Kushtetueses. Megjiahtë ai ka shtuar se, sa i përket balancuesit, qëndrimi i Lëvizjes ZNAM, përkatësisht i përfaqësuesve në pushtetin ekzekutiv që i përfaqësojnë politikat e tyre, është mjaft i qartë.
“Të gjithë qytetarët duhet të kenë të drejta të barabarta dhe përkatësia etnike nuk duhet të jetë privilegj për disa në pjesën e punësimit, përveç avokimit për sasinë politike, në thelb duhet të përpiqemi të marrim cilësi dhe t’i japim një shans cilësisë më të mirë pavarësisht se kush nga cila bashkësi etnike vjen, apo vjen nga populli maqedonas. Në bazë të “balancuesit”, Gjykata Kushtetuese ka marrë vendimin e saj dhe nuk mund të komentoj këtu, megjithatë e përshëndes atë vendim”, ka deklaruar Maksim Dimitrievski, Lider i Lëvizjes ZNAM. /SHENJA/