Sela: Me vendimin e djeshëm u suspendua Marrëveshja e Ohrit dhe kushtetuta e RMV-së
Deputeti dhe kryetari i Aleancës për Shqiptarët, Zijadin Sela në konferencë për media, ka ftuar faktorin ndërkombëtar që të ndërhyjë, në këto tendencë dhe veprime të ndikuara politikisht e që mund të jenë më pasoja për qytetarët e Maqedonisë së Veriut.
Ai tha se e vërteta është se dje, gjykata kushtetuese ka hequr përkatësinë etnike.
“Balanceri që po përmendet për heqjen e gjoja balancerit është pasojë e heqjes së përkatësisë etnike nga përdorimi këtu në Maqedoninë e Veriut. Pasojat e heqjes së përkatësisë etnike nuk janë vetëm balanceri është pasojë ndër më të voglat. Pasojat më të mëdhaja se këta janë ajo që quhet suspendimi i Marrëveshjes së Ohrit. Pasojë më e madhe se kjo është suspendimi i kushtetushmërisë së Maqedonisë së Veriut dhe tendenca e krijimit të një anarkie në këtë situatë të trazuar të cilën po e përjeton njerëzimi”, tha Sela, raporton SHENJA.
Ai shtoi se ky vendim është ndikuar nga politika, ndërsa bëri apel që të ndalen planet që mund të kenë pasoja jo të mira për qytetarët e Maqedonisë së Veriut.
“Suspendimi i përkatësisë etnike duhet të jetë shqetësim jo vetëm për ASH-në, jo vetëm për shqiptarët, për turqit për romët, po njësojë duhet të jetë shqetësuese edhe për vet maqedonasit”, shtoi Sela. /SHENJA/